Ermal Krasniqi drejt largimit nga Legia e Varshavës – e ardhmja mbetet e paqartë

Sulmuesi i krahut i Kosovës, Ermal Krasniqi, nuk do të vazhdojë aventurën e tij te Legia e Varshavës, pasi klubi polak ka vendosur të mos e aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të tij nga Sparta Praga.

Sipas raportimeve të mediave polake, vendimi i Legias është marrë pas një sezoni ku Krasniqi nuk arriti të sigurojë rol titullari të rregullt në skuadër, duke u përdorur kryesisht si futbollist nga stoli.

Në 24 paraqitje në të gjitha garat, 27-vjeçari ka regjistruar 2 gola dhe 2 asistime, statistika që nuk kanë mjaftuar për të bindur drejtuesit e klubit për një transferim të përhershëm.

Teorikisht, pas përfundimit të huazimit, Krasniqi duhet të kthehet te Sparta Praga, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme. Megjithatë, raportimet nga Çekia sugjerojnë se ai nuk bën më pjesë në planet afatgjata të skuadrës, duke e bërë situatën e tij sportive të paqartë.

Mediumi “transfery.info” shkruan se “në praktikë, Sparta Praga nuk llogarit më në shërbimet e tij”, duke lënë të kuptohet se një largim i ri gjatë merkatos verore është skenari më i mundshëm.

Në këtë fazë, e ardhmja e Krasniqit mbetet e hapur, me mundësi që ai të kërkojë një destinacion të ri ku mund të rikthejë formën dhe të ketë më shumë minuta në fushë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika