18 minatorët që ishin të ngujuar në minierën e Trepçës që pas mesnate janë evakuuar.
Minatorët në pamjet e siguruar nga Dukagjini duken në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se rreth orës 01:30 të natës, ka ndodhur ndërprerje e furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg.
Po ashtu sipas informacioneve të dhëna nga Trepça, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion.
Në momentin e paraqitjes së defektit, në minierë kanë qenë të angazhuar gjithsej 47 punëtorë të ndërrimit të tretë, të cilët kanë hyrë në punë më datë 13.05.2026 në ora 23:00, 29 punëtorë kanë dalë nga miniera dhe 18 punëtorë që kishin mbetur të ngujuar kanë dalë pas orës 14:00.
Trepça jep detaje për minatorët e ngujuar, thuhet se për dy orë pritet të evakuohen