Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të shtunë mban sot mbledhjen e radhës.
Kjo mbledhje vjen në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Ajo pritet të fillojë nga ora 13:30, teksa më herët do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve
“Në këtë mbledhje, KQZ pritet të certifikojë kandidatët e subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit si dhe të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës”, ka njoftuar Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Rendi i ditës është ky:
• Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e kandidatëve të subjekteve politike për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026.
• Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin jashtë Kosovës për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
• Shqyrtimi dhe miratimi i dizajnit të vulës për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 07.06.2026;
• Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së anëtarëve të këshillave të vendvotimeve me kusht;
• Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së ekipeve të numërimit në Qendra Komunale të Numërimit.