Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për këtë të shtunë.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës është 1.61 euro për litër, benzina 1.52 euro për litër, dhe gasi 0.76 euro për litër, bazuar në vendimin e kësaj ministrie.
MINT-i gjithashtu njofton se çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00.