Hetim i vdekjes në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar per Portalin Dukagjini zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:30.

“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.

Sipas Policisë, hetimet kanë nisur menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa autoritetet po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese për të sqaruar rrethanat e rastit.

Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimës apo shkaqet e vdekjes.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika