Ministri i Jashtëm gjerman: Turqia ka potencial të ndikojë në luftërat në Ukrainë dhe Iran

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul deklaroi të hënën se Turqia ka potencial të madh për të ndikuar në zhvillimet lidhur me luftërat në Ukrainë dhe Iran.

Sipas tij, roli i Ankarasë është i rëndësishëm si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik, duke marrë parasysh edhe pozicionin e saj gjeografik.

Gjatë një konference të përbashkët për media në Berlin me homologun turk Hakan Fidan, Wadephul theksoi se Bashkimi Evropian dhe Turqia duhet të intensifikojnë bashkëpunimin strategjik.

Ai bëri të ditur se Germania mbështet përfshirjen e Turqisë në zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe industriale të Bashimit Evropian.

Wadephul shtoi se, nëse Turqia synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ajo do ta ketë Gjermaninë si partner të besueshëm dhe mbështetës, por theksoi se Ankaraja duhet të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara për integrim në BE.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika