Ebola përhapet në Afrikë: Mbi 100 viktima në Kongo, OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare

Të paktën 100 persona kanë vdekur nga shpërthimi i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë regjistruar mbi 390 raste të dyshuara.

Situata është konfirmuar nga drejtuesi i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur situatën emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Raportohet se të paktën gjashtë shtetas amerikanë janë ekspozuar ndaj virusit gjatë qëndrimit në Kongon Lindore. Njëri prej tyre dyshohet se ka shfaqur simptoma të infektimit, ndërsa tre të tjerë konsiderohen raste me rrezik të lartë. Megjithatë, autoritetet amerikane ende nuk kanë konfirmuar infektime zyrtare.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po asiston në evakuimin e sigurt të disa qytetarëve amerikanë të prekur nga situata në terren.

Sipas ekspertëve, varianti aktual i virusit lidhet me llojin Bundibugyo të Ebolës, për të cilin ende nuk ekziston një vaksinë apo trajtim i miratuar.

Ndërkohë, raste të virusit janë raportuar edhe në Ugandë, ku autoritetet kanë konfirmuar dy infektime dhe një viktimë, duke rritur frikën për përhapje më të gjerë rajonale.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika