Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas eskortën: Është mashtrues dhe rrenc

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka mohuar deklaratat e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili tha se kryetari i Skenderajt kishte tentuar të shkaktonte një aksident me eskortën ku ndodhej ai.

I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Pressing” në T7, Lushtaku deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me rastin dhe paralajmëroi se mund të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Kurtit.

“Unë e di që Kurti është edhe mashtrues edhe rrenc, dhe kjo nuk i bën nder atij”, u shpreh Lushtaku.

Ai shtoi se incidenti nuk kishte të bënte me të dhe se gjithçka mund të verifikohet përmes kamerave të sigurisë.

“Vetëm Kurti nëse ka frikë nga vetvetja, sepse unë lidhje nuk kam me atë rast. Ai ka qenë me eskortën, dhe unë kam dalë nga pompa e benzinës, janë kamerat dhe nuk është mirë me u sjellë në këtë mënyrë”, deklaroi Lushtaku.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika