Të paktën katër persona zyrtarë janë sulmuar fizikisht të hënën në Qendrën Korrektuese në Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur në mëngjes.
Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “kanosje”, ndërsa Policia po vazhdon hetimet lidhur me incidentin.