Nis themelimi i Xhandarmërisë së Kosovës, me fokus kryesor në ruajtjen e kufijve

Sot është bërë hapi i parë në drejtim të krijimit të Xhandarmërisë. Ministri në Detyrë i Punëve të Brendshme, ka nënshkruar sot vendimin për themelimin e grupit punues për këtë agjenci, e cila sipas njohësve do të jetë një forcë e ndërmjetme mes Policisë e Ushtrisë, por pa ndërhyrë në kompetencat e asnjërës, me fokus të veçantë, mbrojtjen e vijës kufitare.

Në kulmin e fushatës zgjedhore, Qeveria në detyrë ka nisur krijimin e një force të re sigurie – Xhandarmërinë.

Të martën, ministri në detyrë, Xhelal Sveçla nënshkroi themelimin e grupit punues, i cili do ta bëjë analizimin dhe propozimin e modaliteteve bazuar në të cilat do funksionojë si agjenci në kuadër të MPB-së.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufinjve, integritetit dhe sovranitetit tonë territorial, mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike” tha Sveçla.

Me këtë po pajtohen edhe njohës të sigurisë, që thonë se kjo nevojë u shpërfaq sidomos pas sulmit në Banjskë.

“Do t’i kontribuojë përmbushjes së arkitekturës së sigurisë, sidomos për shkak të rrethanave të sigurisë dhe cenimeve të viteve të fundit”, tha njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.

Vet kryeministri një ditë më parë tha se kjo do të jetë forcë e ndërmjetme mes Policisë e Ushtrisë e që të ketë synim kryesor mbrojtjen e vijës kufitare.

Megjithëse është shumë herët, nënkoloneli i pensionuar i Policisë, Refki Morina, nuk pret që të ketë ngatërrim të kompetencave mes institucioneve të sigurisë.

“Mendoj që do ta ndihmojë policinë, në kuptim të rritjes së prezencës fizike në kufij, dhe nuk mendojë që do ketë ndërhyrje në polici dhe ushtri, por do tu ndihmojë”, deklaroi Morina.

Aktualisht në veri të vendit nga institucionet vendore, pos Policisë së Kosovës, FSK-ja nuk mund të operojë për shkak të një marrëveshje të 2013-s me NATO-n, sipas së cilës për çdo lëvizje atje, duhet të vendos KFOR-i.

Dukagjini ka pyetur edhe misionin paqeruajtës të NATO-s për nismën e re të Qeverisë në detyrë, rreth krijimit të Xhandarmërisë, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika