Hetimet për vdekjen e themeluesit të Mango-s, arrestohet i biri

Djali i themeluesit të Mango-s, Isak Andic, është arrestuar në lidhje me vdekjen e babait të tij.

Jonathan Andic, 43 vjeç, u ndalua nga policia katalanase të martën si pjesë e një hetimi të rihapur për vdekjen e manjati të modës, e cila fillimisht ishte trajtuar si aksident, por më vonë u rihap, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Isak Andic, 71 vjeç, vdiq në dhjetor të vitit 2024 pasi ra në një humnerë gjatë një ecjeje në malet Montserrat pranë Barcelonës së bashku me djalin e tij. Mediat kanë raportuar versione të ndryshme nëse ata ishin vetëm apo të shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të familjes.

Jonathan kishte mohuar më herët çdo përgjegjësi për vdekjen e të atit.

Një zëdhënës i familjes tha për Reuters se Jonathan po merrej në pyetje dhe se familja ishte e bindur për pafajësinë e tij.

Ai iu bashkua kompanisë Mango në vitin 2005 dhe më vonë drejtoi linjën Mango Man. Pas vdekjes së të atit, ai u bë nënkryetar i bordit të kompanisë.

Hetuesit në Kataloni fillimisht e mbyllën çështjen në fillim të vitit 2025, pasi nuk gjetën prova për vepër penale, por hetimi u rihap më vonë atë vit për shkak të mospërputhjeve në dëshminë e Jonathanit, raportoi gazeta La Vanguardia.

I lindur në Turqi, Isak Andic themeloi Mango-n së bashku me vëllain e tij Nahman në Barcelonë në vitin 1984. Sot kompania operon me afro 3 mijë dyqane në 120 vende të botës.

Në kohën e vdekjes së tij, Forbes e vlerësonte pasurinë e biznesmenit në 4.5 miliardë dollarë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika