Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka propozuar që Ukraina të marrë një rol të drejtpërdrejtë në strukturat e Bashkimit Evropian si hap i përkohshëm drejt anëtarësimit të plotë.
Sipas tij, kjo mund të ndihmojë edhe në arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës me Rusinë.
Ndërkohë për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova, ai ka propozuar që ato ta marrin një status më të ulët – si vëzhguese.
Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, të siguruar nga Reuters, Merzi propozoi krijimin e një statusi të ri si “anëtare e asociuar” për Ukrainën.
Ky status do t’u mundësonte zyrtarëve ukrainas të marrin pjesë në samitet e BE-së dhe në takimet ministrore, por pa të drejtë vote.