Mbi 125 mijë raste të infeksioneve të lëkurës nga minjtë e parazitët në Gaza, thotë OKB-ja

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se më shumë se 125 mijë raste të infeksioneve të lëkurës të lidhura me minjtë dhe parazitët u raportuan në Rripin e Gazës gjatë pesë muajve të parë të këtij viti.

Sulmet e njëpasnjëshme izraelite teksa janë reduktuar shumë dërgimi i ndihmave humanitare e shëndetësore ka shkaktuar përhapjen e sëmundjeve si dhe përhapjen e brejtësve.

“Një krizë tjetër në Rripin e Gazës. Minjtë dhe parazitët po shtohen. Infeksionet e lëkurës po përhapen. Rreziku i sëmundjeve po rritet. Qindra anëtarë të personelit mjekësor të UNRËA-së po trajtojnë rreth 400 raste në ditë, por ata mund të bënin më shumë nëse do të merrnin sasi të mjaftueshme ilaçesh”, thuhet në njoftimin e Agjenicës.

“Mbi 125 mijë raste të infeksioneve të lëkurës të lidhura me minjtë dhe parazitët u raportuan midis janarit dhe majit 2026 në Rripin e Gazës. Furnizimet duhet të lejohen në Gaza në shkallë të gjerë”, shtoi agjencia.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 877 palestinezë janë vrarë dhe 2.602 të tjerë janë plagosur që nga armëpushimi i shpallur në tetor 2025.

Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 72 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur mbi 172 mijë të tjerë në sulmin e saj ndaj Gazës që nga tetori 2023, sipas ministrisë.

Pavarësisht armëpushimit të shpallur tetorin e kaluar, Izraeli ka vazhduar të kufizojë hyrjen e ndihmës humanitare të dakorduar në enklavë, ku rreth 2.4 milionë palestinezë, përfshirë 1.5 milionë persona të zhvendosur, po përballen me kushte të rënda humanitare.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika