Shqipëria kalon ‘testin’, përparon në negociatat me BE-në

Shqipëria ka bërë një hap tjetër në procesin e integrimit evropian, pasi raporti IBAR (Raporti i vlerësimit të piketave të ndërmjetme) pritet të kalojë për shqyrtim në nivelin e COREPER-it. Kështu bëjnë të ditur burime për Euronews.al

Po sipas të njëjtave burime, konferenca ndërqeveritare pritet të mbahet më 26 maj.

Ndërkohë, nesër Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme njohur ndryshe si IBAR, pritet të kalojë në grupin e ambasadorëve (COREPER).

IBAR (Interim Benchmark Assessment Report), është një dokument teknik i Komisionit Evropian që vlerëson progresin e një vendi kandidat në përmbushjen e kritereve të hapjes së kapitujve të negociatave me BE-në.

Në këtë fazë, IBAR shërben si një “filtrim” i parë institucional për të përcaktuar nëse Shqipëria ka përmbushur kushtet minimale për të kaluar në hapa më të avancuar të procesit të integrimit.

COREPER është organi që përgatit vendimet për Këshillin e BE-së dhe luan rol kyç në filtrimin politik të dosjeve para se ato të miratohen zyrtarisht, ndërsa COELA është grupi i punës së që merret me çështjet e zgjerimit dhe koordinimin teknik të negociatave për vendet kandidate.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika