Punëtori i cili ka rënë nga kati i një ndërtese në ndërtim në Vushtrri ka ndërruar jetë.
Viktima nuk ka arritur të mbijetojë nga lëndimet e marra dhe ka vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, njofton Dukagjini.
“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën” tha për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Ilmi Prekazi.
Kujtojmë se Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
Një punëtor bie nga kati i një ndërtese në Vushtrri, Policia nis hetimet