Jo çdo libër vetëm lexohet. Disa edhe jetohen.
“Welcome to This Moment” është shkruar mes përjetimeve personale dhe reflektimeve të brendshme mbi ndryshimin, rritjen dhe kërkimin e vetvetes. I shkruar me ndjeshmëri dhe thellësi, ai na çon në një botë mes kaosit dhe qetësisë, duke sjellë përpara lexuesit një përvojë të gjallë e të afërt.
I shtrirë në tri vera që shënojnë kthesa të rëndësishme, libri pasqyron kalimin e natyrshëm nga vajzëria në amësi dhe mendimet e ndjenjat që ndryshojnë bashkë me njeriun.
Ky libër është promovuar mbrëmjen e së mërkurës në Librarinë Dukagjini.
“Libri është një dokumentim i mendimeve të përditshme dmth qato mendime që ti i përjeton kur hynë në rrjete sociale kur je duke biseduar me shokë me shoqe dhe është një moment që unë postoj në rrjete sociale të mija dhe ka qenë një vendim i vetëdijshëm prej anës tem me marr qato shënime që i kam me i vendos në format të gjatë që është ky libri tash, libri ka për qëllim që me kanë fletore personale për lexuesin jo një libër i pakuptueshëm e i komplikuar ditën sot… Unë kam qenë në faza të ndryshme të trupit tem kur e kam shkruar këtë libër, kam qenë vajzë e re 27 vjecare dhe mandej në qatë proces kam qenë shtatëzanë, jam ba nanë, kam kaluar në periudhën e mas lindjes dhe kam qenë në proces shumë të gjatë në mënyra të ndryshme”, ka thënë autorja e librit, Likana Cana.
Cana tregon pse vendosi të e shkruaj këtë libër në gjuhën angleze.
“Në gjuhën shqipe shpesh na në Kosovë e kemi dmth gjuhen që e flasim me familjen me shoqninë, është ndryshe si shprehemi, njëkohësisht gjuha që ti e mëson në shkollë çka kërkohesh me u shpreh në hartime është shumë ndryshe dhe kjo e ka krijuar një disonanc shumë të madhe në mendjen teme me ndjenjat e mija kështu që më e natyrshmja ka qenë me gjetë një zo personal në gjuhën angleze gjithashtu më duhet me përmend literatura që unë e kam konsumuar arti që e kam konsumuar është në gjuhen angleze kryesisht”, ka shtuar Cana.
Të pranishmit që ishin prezent në këtë moment të rëndësishëm të saj, tregojnë për përshtypjet e para që kishin kur lexuan këtë libër.
“Është si lloj ditari po është ditar artistik, që shpalos mendime të fragmentume jo me një kronologji konkrete por mendimet e autores për tema të ndryshme për senet që ajo njihet senet që unë besoj janë shumë relevante për njerëzt që jemi duke jetuar në këtë epokë në këtë vend, edhe gjithashtu e ka një pikëpamje artistike në sensin që i then tabut, mendimet që jemi mësu me i pas del gjithmonë përtej kornizave sic jemi mësuar”, ka thënë Arbër Salihu, familjar.
Ky libër është botim i shtëpisë botuese Dukagjini, ndërsa është libri i dytë i botuar nga autorja, Likana Cana.