Rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga Ebola në Kongo

Numri i të infektuarëve nga virusi Ebola vazhdon të rritet me shpejtësi, sipas autoriteteve në Republikën Demokratike të Kongos teksa Ministria e Shëndetësisë atje ka bërë të ditura 671 raste të dyshuara dhe 160 vdekje deri më tani.

Ministria sqaroi se 64 infeksione dhe gjashtë vdekje u konfirmuan nga testet laboratorike si pasojë e virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se kishte pasur gati 600 raste të dyshuara dhe 130 vdekje që i atribuohen Ebolës.

Agjencia, pjesë e sistemit të OKB-së, shtoi shpejt se numri i rasteve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi jo të gjitha rastet raportohen.

Në Ugandën fqinje, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nuk ka pasur infeksione të reja përveç dy shtetasve nga Republika Demokratike e Kongos. Njëri prej pacientëve vdiq.

I dyti rezultoi negativ për virusin pardje dhe vazhdoi të merrte trajtim, sipas të njëjtit burim.

Sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ACDC), shpërthimi aktual filloi në provincën verilindore të Iturit, e cila kufizohet me Ugandën dhe Sudanin e Jugut, rreth dy muaj më parë. Është shpërthimi i 17-të i regjistruar i Ebolës në vendin gjigant afrikan që nga viti 1976.

Ebola, shumë ngjitëse dhe me një shkallë të lartë vdekshmërie, përhapet nëpërmjet kontaktit të ngushtë me njerëz të infektuar ose lëngje trupore.

Më shumë se 11,000 njerëz, sipas vlerësimeve mjaft konservatore, vdiqën gjatë epidemisë së Ebolës në vitet 2014-2015 që përfshiu Afrikën Perëndimore.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika