Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj certifikimit të kandidatëve të partisë së Rashiqit

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lista Serbe kundër vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me certifikimin e 10 kandidatëve të subjektit politik “Za Slobodu Pravdu i Opstanak”, që udhëhiqet nga Nenad Rashiq.

Lista Serbe kishte kundërshtuar vendimin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta e Kosovës dhe dispozitat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Sipas ankesës, certifikimi i kandidatëve të subjektit të Rashiqit ishte bërë në kundërshtim me kriteret ligjore, ndërsa kërkohej anulimi i vendimeve të PZAP-së dhe KQZ-së, si dhe nxjerrja e një vendimi të ri nga KQZ-ja.

“Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka vendosur lidhur me ankesën e subjektit politik “Lista Serbe”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZP.Anr.5/2026, të datës 18.05.2026.

Në seancën e mbajtur më 22.05.2026, ankesa e subjektit politik “Lista Serbe” është refuzuar si e pabazuar, ndërsa vendimi i PZAP-së, është vërtetuar.

PZAP, me vendimin ZP.Anr.5/2026 të datës 18.05.2026, kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik “Lista Serbe”, të paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), lidhur me certifikimin e dhjetë (10) kandidatëve të subjektit politik “Za Slobodu Pravdu i Opstanak”, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 07 Qershor 2026.

Kundër vendimit të PZAP-së, subjekti politik “Lista Serbe” ka ushtruar ankesë në Gjykatë Supreme, duke pretenduar shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkelje të dispozitave të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike. Ankuesi ka propozuar anulimin e vendimit të PZAP-së dhe të vendimit të KQZ-së, si dhe detyrimin e KQZ-së për nxjerrjen e një vendimi të ri.

Pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë dhe shkresave të lëndës, Gjykata Supreme e Kosovës gjeti se ankesa është e pabazuar.

Gjykata Supreme vlerësoi se ankuesi nuk ka ofruar prova konkrete, të besueshme dhe bindëse për të mbështetur pretendimet se kandidatët e certifikuar nga KQZ-ja nuk i përkasin komunitetit serb.

Gjykata Supreme thekson se publikimet në portale elektronike apo artikujt medialë nuk përbëjnë prova juridikisht relevante për të vërtetuar përkatësinë etnike të kandidatëve.
Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme thekson se barra e të provuarit bie mbi ankuesin dhe se pretendimet për shkelje kushtetuese apo ligjore nuk mund të mbështeten vetëm në supozime apo interpretime subjektive.

Gjykata Supreme gjithashtu vlerëson se vendimi i PZAP-së është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, duke respektuar parimet e barazisë, të drejtave zgjedhore dhe mbrojtjes së komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika