Hajra i LDK-së për 100-shen e Kurtit: Sadaka e vitra jep BIK-u, Qeveria e ka ngatërruar rolin 

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naim Hajra, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për vendimin e fundit për ndarjen e mjeteve financiare për kategori të ndryshme sociale, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Në FIVE të TV Dukagjinit, Hajra tha se Qeveria po e ngatërron rolin e saj institucional, duke e krahasuar qasjen e ekzekutivit me funksione që, sipas tij, nuk i takojnë,

Ai theksoi se dinjiteti dhe mirëqenia e qytetarëve nuk mund të ndërtohen përmes ndihmave të njëhershme prej 100 eurosh, duke e cilësuar këtë qasje si të pamjaftueshme dhe jo strukturore për problemet ekonomike të vendit.

“Kam përshtypjen që Qeveria e ka ngatërruar rolin e vet me rolin e Bashkësisë Islame. Mendoj që funksioni që po e kryen Kurti sot, do t’i shkonte më mirë myftiu Tërnava. Meqë është BIK-u që merret me sadaka dhe vitra. Kurse Qeveria do të duhej të krijonte mirëqenie dhe dinjitet për qytetarët. E dinjiteti dhe mirëqenia e qytetarëve nuk krijohen assesi me nga 100 euro”, ka thënë Hajra.

Deklaratat e tij vijnë në ditën kur Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar “Pakos për përballje me inflacionin 2.0”, e cila parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat me paga nën 1.000 euro.

Ekzekutivi ka argumentuar se masat janë të domosdoshme për të lehtësuar barrën e inflacionit dhe për të mbështetur familjet në prag të zgjedhjeve, ndërsa nga opozita dhe shoqëria civile ato janë cilësuar si masa me prapavijë elektorale.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika