Protesta shpërthen në dhunë, Serbia mobilizon numër rekord policësh kundër demonstruesve

Një numër i paprecedentë forcash policore është vendosur mbrëmjen e sotme në qendër të Beograd, gjatë protestës masive studentore kundër regjimit të presidentit Aleksandër Vuçiq.

Gazetarët kanë raportuar nga rrugët e Beogradit se asnjëherë më parë në protestat e mbajtura në Serbi nuk është parë një mobilizim kaq i madh i forcave policisë, përfshirë njësi speciale, kordone të shumta sigurie, automjete të blinduara dhe efektivë të pajisur me mburoja metalike.

Pikat më të tensionuara janë regjistruar rreth Parkut Pionirski, presidencës serbe dhe rrugëve kryesore të qendrës së qytetit, ku dhjetëra furgonë policorë dhe forca të Xhandarmërisë kanë bllokuar lëvizjen e protestuesve.

Sipas raportimeve, qyteti është vënë nën kontroll të fortë policor, ndërsa tensioni është rritur vazhdimisht pas përfundimit të tubimit në Slavija, përkatësisht gjatë shpërndarjes së masës protestuese.

Ndërkohë, përleshjet mes protestuesve dhe policisë po vazhdojnë ende.

Gjatë përleshjes me protestuesit, policia dhe xhandarmëria kanë përdorur sprej me piper dhe kanë shtyrë turmat në disa rrugë qendrore të Beogradit, ndërsa janë raportuar edhe arrestime të shumta. Situata mbetet e tensionuar, me incidente që po zhvendosen në pjesë të ndryshme të qytetit dhe me përballje të forta që ende nuk kanë përfunduar.

Tubimi i sotëm vjen vetëm një javë pasi studentët serbë publikuan një memorandum lidhur me Kosovën, dokument që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe politik në Kosovë.

Përmbajtja e memorandumit është interpretuar si përpjekje e studentëve për të artikuluar qëndrime politike dhe shoqërore mbi çështjen e Kosovës në kuadër të krizës së vazhdueshme politike në vend.

VIDEO/ Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me policinë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika