Alarm për votën e diasporës, politikani shqiptar në Gjermani ngre dyshime për sigurinë e fletëvotimeve të diasporës

Politikani shqiptar nga radhët e CDU-së në Parlamentin e Hamburgut të Gjermanisë, Muhamet Idrizi, ka ngritur shqetësime lidhur me sigurinë e fletëvotimeve të diasporës për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosova.

Përmes një postimi në Facebook me video, Idrizi ka alarmuar se dokumentet zgjedhore të dërguara për votuesit jashtë vendit nuk posedojnë shirit sigurie, duke vënë në pikëpyetje integritetin dhe gjurmueshmërinë e materialeve zgjedhore.

Sipas tij, mungesa e elementeve të qarta të sigurisë mund të ndikojë në besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor, veçanërisht në votimin e diasporës.

“Në dokumentet e deritanishme të dërguara për diasporën mungon, sipas mendimit tonë, një vulë e qartë sigurie dhe kontrolli që garanton integritetin dhe gjurmueshmërinë e materialeve zgjedhore. Sidomos në zgjedhjet jashtë vendit, masat transparente të sigurisë janë thelbësore për të forcuar besimin në procesin demokratik”, ka shkruar Idrizi.

Ai me video e ka shpërfaqur dergesen postare me fletvotim ku dëshmohet mungesa e këtyre masave të sigurisë së fletvotimit.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika