Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë “Medaljen e Miqësisë” nga Republika Popullore e Kinës, një nga dekoratat më të larta shtetërore që u jepet personaliteteve të huaja.
Çmimi iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne në Pekin nga presidenti kinez Xi Jinping, në “Great Hall of the People”, ku u theksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve dhe kontributi i Vuçiq në forcimin e partneritetit strategjik Kinë–Serbi.
Sipas njoftimeve zyrtare, Vuçiq është lideri i vetëm evropian që ka marrë këtë medalje, e cila deri më tani i është dhënë vetëm 13 personave në nivel global.