Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se ka realizuar një operacion në Paqësorin Lindor ndaj një anijeje që dyshohej për transportim të drogës.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aksionit një person mbeti i vrarë, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në bord arritën të mbijetojnë.
Autoritetet amerikane publikuan edhe një video 18-sekondëshe në platformën X, ku shihet momenti i sulmit ndaj mjetit lundrues dhe shpërthimi i tij në det.
Në deklaratë thuhet se anija po lëvizte në një prej korridoreve më të njohura të trafikut ndërkombëtar të drogës në rajonin e Paqësorit Lindor dhe dyshohej se transportonte substanca të paligjshme narkotike.
“Gjatë operacionit, një burrë i përshkruar si ‘narko-terrorist’ u vra, ndërsa dy persona të tjerë i mbijetuan sulmit”, thuhet në njoftimin e ushtrisë amerikane.