Një rast i vjedhjes është raportuar në Graçanicë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në një firmë private dhe kanë marrë para e stoli ari.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 maj 2026 rreth orës 01:11.
Ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se hajnat kanë hyrë me forcë në objektin e biznesit të tij, nga ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.
Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet nga njësitë relevante.