Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me destinacionet nga ku vjen mërgata kosovare.

Kurti ka thënë se kjo masë është ndërmarrë për të siguruar që fluturimet gjatë sezonit veror të mos anulohen për shkak të rritjes së kostos së karburantit, duke theksuar se muajt korrik dhe gusht janë periudha kur diaspora kthehet masivisht në vendlindje.

Sipas tij, anulimi i fluturimeve do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe ekonominë e vendit, prandaj ai ka angazhuar ministrat Hekuran Murati dhe Dimal Basha për të shqyrtuar dhe zbatuar këtë masë mbështetëse.

Ai ka hedhur poshtë kritikat e opozitës, të cilat e kanë cilësuar këtë vendim si të lidhur me procese zgjedhore, duke insistuar se nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo organizim udhëtimesh për qëllime politike.

Sipas tij, kjo është një praktikë e ngjashme me atë që aplikojnë edhe shtetet e rajonit për të mbështetur turizmin dhe lidhjet me diasporën.

“Pra nuk bëhet fjalë për blerje biletash apo ardhje të organizuar për zgjedhje, siç u pretendua nga disa qarqe të bllokut opozitar. Kjo është një skemë mbështetëse sikurse e bëjnë shumica e shteteve të rajonit, e cila mundëson që mërgata jonë të mund të vijnë e të na vizitojnë edhe këtë verë, sikurse çdo vit”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika