Kurti prezanton modelin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova aktualisht do të fokusohet në modelin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar këtë qasje si më të përshtatshme për situatën aktuale të sigurisë në vend.

Duke folur në një konferencë për media të enjten, Kurti tha se shërbimi i detyrueshëm ushtarak mbetet një mundësi për të ardhmen, por se institucionet kanë vlerësuar se modeli i mbrojtjes totale është më funksional në këtë fazë.

“Është temë e gjatë, por mos harroni çfarë kemi bërë dhe kjo nuk do të thotë që s’do ta bëjmë një ditë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Por për momentin kemi vlerësuar se më mirë është të kemi mbrojtje gjithëpërfshirëse apo mbrojtje totale”, deklaroi Kurti.

Ai sqaroi se ky model i ngjan sistemit të Finlandës dhe vendeve baltike, ku qytetarët nuk angazhohen në mënyrë masive në ushtri, por përgatiten për role dhe detyra konkrete në raste emergjencash, fatkeqësish natyrore apo situatash lufte.

“Ky është një model që i ngjan atij të Finlandës dhe të vendeve baltike – ku ti nuk e bën ushtrinë një grumbull të madh njerëzish, ku mandej duhesh ta strukturosh dhe ta pajisësh, por në vend të kësaj përcakton funksione, detyra konkrete dhe vende të caktuara për qytetarët e Republikës në rast të rreziqeve të ndryshme, nga fatkeqësitë natyrore deri te lufta e armatosur”, u shpreh ai.

Kurti bëri të ditur se kjo qasje do të plotësohet edhe me programin “Edukimi për siguri” në shkollat e mesme, i frymëzuar nga modeli i Polonisë, me qëllim të përgatitjes së të rinjve për reagim në raste emergjente dhe krizash të sigurisë.

Po ashtu, ai paralajmëroi edhe krijimin e rezervës vullnetare, e cila do t’u mundësojë qytetarëve të bëhen rezervistë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Do ta kemi edhe rezervën vullnetare e cila mundëson që qytetarët e Republikës që do të bëhen rezervistë të FSK-së t’i kenë pajisjet nga çizmet deri tek arma e tyre në një adresë të caktuar te FSK-ja. Kjo çfarë po bëjmë është shumë më e mirë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak”, deklaroi Kurti.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika