Haxhiu: Në lagjen Dardania në Prishtinë filluam takimet me qytetarë për ta ndalur krizën dhe për ta ndryshuar pozitivisht Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka nisur takimet me qytetarë në lagjen Dardania në Prishtinë, ku ka prezantuar, siç tha ai, programin e subjektit politik për “ndaljen e krizës dhe ndryshimin pozitiv të Kosovës”.

Ai shtoi se pavarësisht sfidave, sipas tij, qytetarët dhe mbështetësit nuk janë dorëzuar dhe vazhdojnë të synojnë ndryshimin politik në vend.

“Në lagjen Dardania në Prishtinë filluam takimet me qytetarë për të prezantuar programin tonë për ta ndalur krizën dhe për ta ndryshuar pozitivisht Kosovën.

Kisha kënaqësinë të takoj shumë shokë të fëmijërisë në Dardani, si dhe shumë fqinjë me të cilët kemi kaluar kohë të mira e të vështira. Por asnjëherë nuk jemi ndalur dhe as nuk jemi dorëzuar për ta bërë ndryshimin.

Fuqia e një populli nuk është pushteti, por rinia dhe qytetarët e tij, të cilët në këto zgjedhje do ta zgjedhin progresin në vend të regresit.

STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika