Rrënohen pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit

Screenshot

Pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike, në afërsi të Liqenit të Radoniqit, janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

“5 objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor. Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka thënë se aksione të tilla do të vazhdojnë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë dhe mbrojtjes së pronave ujore, burimeve të ujit të pijshëm dhe natyrës së Kosovës.

“Uji është pasuri që duhet ta mbrojmë për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme”, ka theksuar Pacolli.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika