Një person vdes në aksident trafiku në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Gjilan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 28 maj, rreth orës 08:25, dhe në të janë përfshirë dy vetura me targa vendore, të drejtuara nga dy meshkuj kosovarë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërës veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai fillimisht është dërguar për trajtim në qendrën emergjente në Gjilan, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, vozitësi tjetër, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, ai është arrestuar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika