“Ditari i dhimbjes” i autores Diellza Jakupi promovohet në Librarinë Dukagjini

“Ditari i Dhimbjes”, është libri i fundit i promovuar në Librarinë Dukagjini. Autorja, Diellza Jakupi, veprën me poezi, ia ka dedikuar vëllait të saj, Arianit, të cilin e humbi në moshë të re, nga një sëmundje e rëndë.

Një hapësirë e tërë e Librarisë Dukagjini u nda për promovimin e librit “Ditari i Dhimbjes”.

Vet autorja, Diellza Jakupi, erdhi ndër të parat, duke u kujdesur që gjithçka të shkonte mirë, në prezantimin e veprës, të cilën ia ka kushtuar një personi shumë të veçantë.

“Libri është i dedikum për vëllain tim. unë e kam humbë vëllain nga një sëmundje e rëndë në vitin 2024”, ka thënë Diellza Jakupi, Autore e librit “Ditari i Dhimbjes”.

Pas pak, në Dukagjin, asnjë ulëse nuk mbeti e lirë. Të afërm të autores dhe pasionantë të librit, u bënë sy e veshë, për ta dëgjuar fillimisht dedikimin.

“Vëllait tim, që u bë dritë në qiellin tim, dhe shkëlqim i brendshëm në errësirë. Atij që më mësoi se dashuria nuk njeh ikje, se ajo nuk matet me kohë, dhe nuk shuhet në asnjë dimension”, ka thënë Diellza Jakupi, Autore e librit “Ditari i Dhimbjes” 

Derisa emocionet kapluan të pranishmit, Diellza lexoi edhe poezinë e parë, të cilën e shkroi, pak pas humbjes së Arianit.

“Në një tjetër univers sot do të udhëtoj, me shpresë që ty do të të takoj. Më shumë se gjithçka tjetër, sot diçka dua: ti të më përqafosh mua. Të të përqafoj aq fort, sa yjet t’i shkundë, sa universin ta tundë”, ka thënë Diellza Jakupi, Autore e librit “Ditari i Dhimbjes”.

Megjithatë, Diellza thotë që dhimbjen e ktheu në forcë, bazuar në të cilën edhe e shkroi librin.

Mjetet financiare nga shitja e të cilit, do të shkojnë në një vend të veçantë.

“Duke e njoftë të gjithë ne shpirtin e Arianit, që ka dashtë t’i ndihmojë të gjithë. Dua që mjetet e mbledhura ti ndihmojnë njerëzit e prekur nga e njëjta sëmundje”, ka thënë Diellza Jakupi, Autore e librit “Ditari i Dhimbjes” .

Vepra që tashmë mund të gjendet në Librarinë Dukagjini, u vlerësua lart edhe nga recensentët dhe moderatorja.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika