Abdixhiku nga Peja: Qytetarët folën qartë dhe fuqishëm

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të mbajtur në Pejë, duke thënë se ky qytet po jep një mesazh të fuqishëm për ndryshim dhe shpresë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e cilësoi tubimin si madhështor, me pjesëmarrje të madhe dhe energji pozitive, duke theksuar se qytetarët e Pejës po mbështesin vizionin e LDK-së për të ardhmen e vendit.

“Në Pejë, mes qytetarëve të këtij qyteti krenar, folëm për nevojën e një kapitulli të ri. Për familjet që meritojnë më shumë mbështetje, për të rinjtë që duhet të kenë arsye për të qëndruar, për zhvillimin ekonomik, pagat më të mira dhe investimet që e çojnë Kosovën përpara”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai tha se Peja ka qenë gjithmonë një nga qytetet që ka luajtur rol të rëndësishëm në momentet kyçe për vendin dhe se edhe kësaj radhe po jep një mesazh të qartë politik.

“Peja ka ditur gjithmonë të prijë në momente të mëdha. Edhe sot, na dha një mesazh të qartë: shpresa është kthyer. Bashkimi po rritet. Rrugëtimi ynë po merr forcë”, u shpreh ai.

Abdixhiku shfrytëzoi rastin për të prezantuar edhe kandidatët e LDK-së nga rajoni i Pejës, duke kërkuar mbështetje për ta në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas tij, pjesëmarrja dhe atmosfera në tubimin e Pejës dëshmojnë rritjen e mbështetjes për LDK-në dhe vizionin e saj për zhvillimin ekonomik, mirëqenien e familjeve dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika