Zemaj: Fushë Kosova ka pësuar regres, LDK do ta rikthejë zhvillimin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverisjen në Fushë Kosovë, duke vlerësuar se komuna ka pësuar regres gjatë viteve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka theksuar se udhëheqja e një komune kërkon profesionalizëm, përkushtim dhe punë konkrete në shërbim të qytetarëve.

“Fushë Kosova pa LDK-në ka pësuar regres. Menaxhimi nuk është retorikë dhe as ‘komitet politik’; udhëheqja kërkon punë, përkushtim dhe profesionalizëm”, ka shkruar ai.

Zemaj ka shprehur bindjen se LDK-ja do të rikthehet në qeverisje për të avancuar zhvillimin e Fushë Kosovës dhe për t’u shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve.

“LDK do të rikthehet për t’i shërbyer interesit të qytetarit dhe për të çuar përpara zhvillimin e Fushë Kosovës dhe gjithë Kosovës”, ka theksuar kandidati i LDK-së.

Në fund të mesazhit të tij, Zemaj ka ftuar qytetarët t’i bashkohen LDK-së dhe vizionit të saj për qeverisjen e ardhshme.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika