Nis rehabilitimi i sistemit të ujitjes me investim prej 1.7 milion eurosh

Rehabilitimi i sistemit të ujitjes në Kosovë ka nisur avancimin përmes projekteve që synojnë zgjerimin e sipërfaqeve bujqësore. Ministria e Bujqësisë nënshkroi marrëveshje për përmirësimin e furnizimit me ujë për qindra hektarë tokë, në disa komuna të vendit. Këto masa parashihen të reduktojnë humbjet e ujit dhe të rrisin efikasitetin e prodhimit bujqësor.

Me një investim fillestar prej 1.7 milion eurosh, ka nisur rehabilitimi i sistemit të ujitjes, hap ky që ngërthen në vete zgjerimin e sipërfaqeve bujqësore, duke reduktuar humbjet e ujit dhe duke nxit rritjen e efikasitetit të prodhimit bujqësor.

Hapi i parë i Ministrisë së Bujqësisë u shënua në Obiliq me nënshkrimin e një marrëveshje, për të vazhduar tutje me projekte në funksion të përmirësimit të furnizimit me ujë për qindra hektarë tokë, edhe në komuna të tjera si Mitrovicë, Pejë, Gjakovë e Suharekë.

Faza e parë e projektit përfshin ndërhyrjen në gypin e sistemit të ujitjes të Ibër Lepencit në territorin e Obiliqit, duke mundësuar rehabilitimin e rrjetit ekzistues.

“Kjo zonë po ashtu do të shpallet si zonë e veçante e hortikulturës intenzive në mënyrë që Ministria e Bujqësisë ti ketë programet e granteve dhe subvencioneve t’i mbështesim bujqit tanë ne sistemin e ujitjes me qëllim që të prodhojnë dhe adresojnë nevojat që i ka Kosova për tregun e brendshëm, intervenim si kjo jo vetëm që ndikon në adresimin e deficitit tregtar por e rëndësishme sipas deklarimit të ekspertëve që 30 deri 40 përqind e përmirëson edhe rendimentin e bujkut dhe rrjedhimisht edhe të ardhurat që i kanë bujqit tanë”, tha Armend Muja ministër në detyrë i Bujqësisë.

Rehabilitimi i sistemit të ujitjes do t’u mundësojë bujqëve të Obiliqit, të shmangin shpenzimet për sisteme individuale të ujitjes.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, e cilësoi projektin si hapin e parë drejt modernizimit të infrastrukturës së ujitjes.

Sipas tij, rehabilitimi do të përfshijë rreth 900 hektarë tokë pjellore, ndërsa në fazat e ardhshme do të bëhet zëvendësimi gradual i gypave të vjetër të asbestit me infrastrukturë më moderne dhe më të sigurt.

Marrëveshje pë sistemin e Ujitjes u nënshkrua sot edhe me kompaninë rajonale të ujësjellësit “Radoniqi”, që përfshin zonën e komunave Gjakovë dhe Suharekë./RTK

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika