Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprat penale “Kanosje” dhe “Rrezikim i trafikut publik”, pas një incidenti të raportuar të premten pasdite.
Sipas policisë, rreth orës 15:40, ankuesi ka njoftuar se ishte kanosur me armë nga një koleg i tij. Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në rast, e cila rezultoi të jetë lodër.
Pas incidentit, i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë, duke lëvizur në kahje të kundërt të rrugës dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.