Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e çmimeve të derivateve për këtë të dielë në vend.
Sipas njoftimit të MINT, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.50 euro, dy cent më lirë krahasuar me ditën e djeshme, njofton Dukagjini.
Ndërkaq, benzina do të shitet me çmimin 1.42 euro për litër ose 1 cent më lirë se dje.
Ndërsa gazi do të shitet me 0.72 euro për litër.