Kosova humb miqësoren ndaj Çekisë, mposhtet 2:1 në Pragë

Kosova është mposhtur nga Çekia me rezultat 2:1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Pragë.

“Dardanët” zhvilluan një pjesë të parë të zbehtë, ku vendasit dominuan dhe realizuan dy herë.

Fillimisht, Tomas Ladra kaloi çekët në epërsi në minutën e 12-të, duke shënuar nga afërsia për 1:0.

Më pas, në minutën e 32-të, Adam Hlozek realizoi një gol të bukur për 2:0, pasi mbrojtja e Kosovës la shumë hapësirë.

Kosova reagoi në pjesën e dytë dhe arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 80-të. Pas një aksioni të gjatë, topi i dërguar në zonë nga Dion Gallapeni u devijua dhe përfundoi te Lindon Emërllahu, i cili shënoi për 2:1.

Pavarësisht përpjekjeve në minutat e mbetura, Kosova nuk arriti të shmangte humbjen, duke e mbyllur miqësoren në Pragë me disfatë 2:1.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika