Kraki: Asociacioni s’ka më materie, veriu i vendit po vazhdon me ndryshime

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka theksuar se vendimet e vitit 2013–2015 për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka qenë një nga momentet më të rënda politike, sipas tij, pas luftës.

Ai përmendi edhe ish-krerët institucionalë, duke thënë se në atë periudhë ka pasur “lëshime të mëdha” në negociata.

“Kanë lëshuar pe në atë kohë në 2013-2015, kur u bë ajo marrëveshja ku ishte Asociacioni. [Po thoni që Thaçi ka lëshuar pe dhe Isa Mustafa?] Shumë, kanë lëshuar pe edhe unë e kam konsideruar atë momenti si lëshimin më të madh më tragjik që është bërë nga liderë të Kosovës prej luftës për diçka që ishte fituar me luftë ata kanë pranuar mu rikthye edhe njëherë në fushë me lujt prapë”, ka deklaruar ai.

Ai tha se aktualisht “aspekti i Asociacionit i atyre marrëveshjeve është zero, nuk ka materie” dhe se, sipas tij, veriu i vendit nuk është më në të njëjtën situatë si në të kaluarën.

Kraki ka shtuar se procesi në veri po vazhdon me ndryshime.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika