Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka deklaruar se nuk do të kishte ardhur nga Parisi vetëm për partinë Guxo po të mos kishte qenë në koalicion Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tha se me Kurtin është njohur rastësisht në Paris dhe se më vonë kanë ruajtur raport shoqëror dhe intelektual.
Sipas tij, ofertat për angazhim politik kanë ekzistuar ndër vite, por vendimi për t’u bashkuar është marrë më vonë.
“Unë kur kam ardhur nga Parisi, Kutin e kam njoftuar rastësisht në metro dhe kemi mbetur shokë në aspektin intelektual. Tani 2019-ën kam pasur oferta prej tij nëse dua të kthehem atëherë nuk kam qenë i gatshëm në 2024 më është bërë e njëjta pyetja edhe pranova me ardh sinqerisht. Unë kam ardhur në 2014 me iu bashkuar bllokut të VV-së, nuk kisha ardhur prej Parisit të jem i sinqertë veç për Partinë Guxo sikur mos të kishte qenë pako”, ka deklaruar ai.
Kraki theksoi se qëllimi i tij politik është ruajtja e shtetësisë së Kosovës dhe kundërshtimi i çdo ideje që, sipas tij, mund të cenojë karakterin unitar të shtetit.
“Unë mundem me premtu publikisht… nuk do të shkojmë kurrë deri në pikën që deformohet shtetësia e Kosovës për teke të Serbisë apo ndonjë diplomati… Jo, ka mbaru ai film. Nuk kemi më shqiptarët çfarë t’i japim më”, u shpreh Kraki.
Ai shtoi se angazhohet për një Kosovë me shtetësi të fortë, të pandryshueshme dhe pa kufij të brendshëm që do të rrezikonin karakterin e saj unitar.