Tërmet në Shqipëri

Shqipëria u godit sot nga një tërmet me magnitudë 4.1, me epiqendër 5 kilometër në perëndim të Librazhdit. Lëkundja sizmike është ndjerë në shumë qytete si, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Librazhdi

Ilustrim.

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.1, me epiqendër 5 kilometër në perëndim të Librazhdit.

Kjo lëkundje sizmike ishte në thellësinë 5 km, e cila është ndjerë në shumë qytete si, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasani dhe Librazhdi, njofton abc News.

Por ajo që ka shkaktuar konfuzion te qytetarët, ka qenë aplikacioni i Institutit të Gjeoshkencës si dhe aplikacioni EMSC që publikon lëkundjet më të fundit sizmike. Ndonëse të specializuar për këtë fenomen, dy aplikacionet nuk e kanë matur siç duhet epiqendrën e tërmetit dhe as shkallën e magnitudës.

Faqja që tregon ndodhjen, dhe shkallën e rihterit të tërmetit.

Fillimisht tërmeti u raportua me epiqendër në Lezhë, dhe me magntidutë 3.8. Vetëm pak minuta më vonë epiqendra e tërmetit u zhvendos në Librazhd në qarkun e Elbasanit, ndërsa magnituda është rritur në 4.1.

Lajmi në përditësim.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika