Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka vlerësuar si jashtëzakonisht pozitive pritjen që qytetarët i kanë bërë kësaj partie gjatë tubimeve të mbajtura në disa komuna të vendit.
Përmes një postimi, Zemaj ka bërë të ditur se tubimet e zhvilluara në Malishevë, Suharekë, Gjakovë, Lipjan dhe në degën e dytë të Prishtinës janë karakterizuar nga entuziazëm i madh dhe mbështetje e konsiderueshme për LDK-në.
“Malishevë, Suharekë, Gjakovë, Lipjan dhe Prishtinë; dega II!
Entuziazëm i jashtëzakonshëm në secilin tubim. Përkrahje e madhe. Sepse Kosovës i duhet LDK. Është partia e vetme që e bën Kosovën, vend siç e duam të gjithë.
Po rikthehemi. Të fuqishëm. Më të fuqishëm se kurrë!
Prandaj, më 7 qershor le t’i japim Kosovës atë që meriton. LDK-në”, ka shkruar Zemaj.