Maxhuni i PDK-së zhvillon takim në Viti: Besimi i qytetarëve, motiv për të vazhduar përpara

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Lorik Maxhuni ka zhvilluar një takim me miq, shokë dhe përkrahës në komunën e Vitisë, ku ka diskutuar për çështje që lidhen me të ardhmen dhe zhvillimin e vendit.

Maxhuni u shpreh se takimet kanë qenë të karakterizuara me biseda të sinqerta me qytetarët, të cilët sipas tij po tregojnë besim, mbështetje dhe energji për rrugëtimin politik që po zhvillohet.

“Me miq, shokë dhe përkrahës në Viti, duke ndarë biseda të sinqerta për të ardhmen që duam ta ndërtojmë së bashku. Besimi, mbështetja dhe energjia që po marrim nga qytetarët janë motivim i madh për rrugëtimin tonë.

Më 7 qershor, me vullnet dhe bashkim, vazhdojmë përpara. Faleminderit secilit për pritjen, respektin dhe përkrahjen”, ka shkruar Maxhuni.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika