Qeveria në detyrë themelon Fondin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tri vendime.

Në njoftim për media bëhet e ditur se është themeluar Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, qeveria në detyrë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 400,000.00€ (katërqind mijë euro), për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit gjithashtu, është miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 153,000.00€ (njëqind e pesëdhjetë e tre mijë euro) me qëllim të mbështetjes së realizimit të tri (3) eventeve në kuadër të “OctoberTech” – iniciativë që bashkon ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika