Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka takuar aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë, në kuadër të aktiviteteve mobilizuese për zgjedhjet e 7 qershorit.
Haxhiu tha se mbështetja e qytetarëve dhe angazhimi i strukturave të partisë po japin sinjale pozitive për rezultatin zgjedhor.
“Mbrëmë në Fushë Kosovë me aktivistë e simpatizantë të PDK-së në kuadër të mobilizimit për fitore më 7 qershor. Si shumë qytete tjera, edhe Fushë Kosova është gati për ta ndryshuar Kosovën”, ka deklaruar ai.
Në mesazhin e tij, Haxhiu ka përsëritur sloganet e fushatës së PDK-së, duke bërë thirrje për ndryshim dhe tejkalim të krizave me të cilat, sipas tij, po përballet vendi.
“STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN!”, ka shkruar Haxhiu.
