Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka kritikuar qeverisjen aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), duke theksuar se problemet e vendit lidhen kryesisht me keqqeverisjen dhe mungesën e qasjes profesionale në institucione.
Ai rikujtoi një shprehje të njohur sipas së cilës “Kosova nuk është e varfër, por e vjedhur”, duke shtuar se sot më shumë i përshtatet qëndrimi se “Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur”.
“Atë që thonin dikur që Kosova nuk është e varfër por e vjedhur, tani është Kosova nuk është e varfër por e keqqeverisur. Në vend që të ketë epike profesionale, kanë metodë të veçantë propagandën emocionale, dhe nuk qeveriset me propagandë vendi. Po të lihet në njërën anë propaganda. Të përdorimin digjitalizimin në shërbim të shtetit, inovacioni dhe teknologjia siç e kemi paraparë ne këtë plan prej 130 pikësh, janë lehtësisht të realizueshme. Me prekte të mëdha që kanë të bëjnë me infrastrukturën, të përfundon autostradat kryesore. Kemi mbështetje për familjen. Shtesat duhet të bëhen me ligj, paraja duhet të shkoj aty ku ka nevojë dhe jo të hidhet pa nevojë”, ka thënë Hasanpapaj në FIVE.