Mustafa i PDK-së: Diaspora duhet të trajtohet si partner strategjik për zhvillimin e Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nderim Mustafa, ka folur për angazhimin e tij shumëvjeçar për Kosovën dhe rolin që diaspora mund të luajë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Mustafa, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se ndonëse prej moshës 20-vjeçare jeton në Zvicër, lidhjen dhe kontributin e tij për Kosovën nuk janë ndërprerë asnjëherë.

Mustafa, mes tjerash, thotë se jeta mes Kosovës dhe Zvicrës i ka mundësuar njohjen e afërt të realitetit social dhe politik në vend, si dhe sfidave me të cilat përballen qytetarët çdo ditë.

Ai theksoi se një nga potencialet më të mëdha që sjell diaspora është mobilizimi i investimeve në Kosovë, duke vlerësuar se mërgata nuk duhet të kujtohet vetëm gjatë proceseve zgjedhore.

Tutje shtoi se shumë të rinj dhe të reja nga diaspora kanë interes për të investuar në Kosovë, ndërsa institucionet dhe politika duhet të krijojnë kushte që ky potencial të shfrytëzohet.

“Kjo ditë më është bërë kjo pyetje koxha shumë, jam lind, jam rritur e jam shkolluar në Kosovë – me profesion jam jurist, prej moshës 20 vjeçare jetoj në Zvicër – por kontributi im ndaj Kosovës nuk është ndalë kurrë, tash e 12-13 vite jam dy javë në Kosovë e dy javë në Zvicër, pra nuk është diçka e re, diçka e re është në politikë por angazhimin tim për Kosovën nuk është diçka e re. Situatën sociale e politike e njoh mirë pasi që me të vërtetë kam mbi 13 vjet që rregullisht kontribuoj dhe rri në Kosovë kështu që këto dy tema i njoh shumë mirë, por edhe pjesë tjera me të cilat qytetarët e Kosovës përballen çdo ditë i njoh mirë. Prej Zvicrës çka ne kemi mundësi më së shumti është që mërgatën tonë ta sjellim në Kosovë, por jo vetëm më kohë zgjedhjeve dhe të kërkojmë vota prej tyre, por ta mobilizojmë që të vijnë e të investojnë në vendin e tyre – e di se sa të rinj e të reja kanë dëshirë që të vijnë e të investojnë në Kosovë. Ne duhet që të angazhohemi që pikërisht këtë pikë ta shohim diasporën si partner strategjik për vendin tonë”, u shpreh Mustafa.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika