Gashi i LDK-së: Nga një qytet në tjetrin njerëzit po na presin me buzëqeshje por mbi të gjitha me shpresë

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të vazhdojë takimet me qytetarë në disa komuna të vendit, në kuadër të aktiviteteve të tij politike.

Gashi ka njoftuar se do të qëndrojë në Fushë Kosovë, Viti, Gjilan, Ferizaj, Prishtinë dhe në Dobrajë të Madhe të Lipjanit, ku do të zhvillojë takime me qytetarë dhe mbështetës, njofton Dukagjini.

Ai ka theksuar se këto vizita janë mundësi për të dëgjuar nga afër shqetësimet, kërkesat dhe pritjet e qytetarëve, duke theksuar se energjia dhe mbështetja që merr nga ta e motivojnë për të vazhduar angazhimin politik.

Sipas Gashit, ky rrugëtim nuk është vetëm një aktivitet fushate, por një mundësi për t’u takuar me familje, të rinj, biznese dhe qytetarë që synojnë një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë perspektivë.

“Lodhja kalon, por energjia që marrim nga ju mbetet. Prandaj vazhdojmë pa u ndalur, me besim të plotë se ditë më të mira po vijnë për Kosovën”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika