Lushtaku i përgjigjet Sveçlës: Si dezertor i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, pas deklaratave të këtij të fundit në Debat Plus.

Sveçla kishte deklaruar se Lushtaku “nuk është burrë” dhe se, sipas tij, ai nuk e ka pranuar fajin në polici për rastin e incidentin me anëtarin e LVV-së Hysni Mehani, duke shtuar se “po të ishte burrë do ta pranonte”.

Në reagimin e tij, Lushtaku ka kthyer akuza të ashpra ndaj ministrit, duke e quajtur atë “dezertor të luftës” dhe duke thënë se nuk mund të flasë për burrëri.

“Xhelal xhandari,

Si dezertori i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri. Ka qenë koha për secilin prej nesh për të treguar burrëri gjatë asaj periudhe. Fatkeqësisht, ti zgjodhe të ikësh!
Si ministër që je, e ke keqpërdorur policinë e Kosovës dhe njësinë speciale të saj përmes urdhrave politik nga shefi yt për shtetrrethimin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit.
Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti!”, ka shkruar Lushtkau në Facebook.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika