Osmani: Mbi 200 milionë euro investim për ndërtimin e spitalit më të madh në Evropën Juglindore në Mitrovicë

Bartësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se është siguruar një investim dhe donacion prej mbi 200 milionë euro për ndërtimin e një spitali të ri në Mitrovicë, të cilin e ka cilësuar si projekt historik për vendin.

Duke folur në një tubim në Mitrovicë, Osmani tha se ky investim është arritur përmes partneritetit ndërkombëtar dhe angazhimit institucional shumëvjeçar të Presidencë.

“Me krenari dua të ndaj me ju një të arritur historike, që ne si Presidencë kemi bërë nëpërmjet partneritetit ndërkombëtar dhe nëpërmjet përkushtimit për vite të tëra.
Kemi siguruar një donacion dhe investim prej mbi 200 milionë euro, nëpërmjet të cilit do të ndërtohet spitali më i madh në Evropën Juglindore dhe më i avancuari që edhe do t’i bashkojë të dy Mitrovicat, e njëkohësisht do ta zhvillojë këtë sektor më shumë se në çdo vend tjetër në rajonin tonë.

Dhe ky do të jetë investimi më i madh në historinë e qytetit tonë”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika