Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nderim Mustafa, ka deklaruar se ka zgjedhur t’i bashkohet kësaj partie pavarësisht ofertave nga subjekte të tjera politike.
Sipas tij, vendimi për t’iu bashkuar PDK-së është i bazuar në bindjen se kontributi i tij më i mirë mund të jepet brenda një subjekti që, siç tha ai, lidhet me historinë, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
“Pavarësisht ofertave nga parti të tjera, unë vendosa që kontributin tim ta jap aty ku e shoh historinë, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës: në Partinë Demokratike të Kosovës.
Me PDK-në dhe Bedri Hamzën, një ekonomist të dëshmuar që ka vizion, plan dhe guxim për të marrë përgjegjësi, besoj fuqishëm se mund ta kthejmë zhvillimin dhe drejtimin që i duhet Kosovës”, ka thënë Mustafa.