Osmani: Nga Ferizaj sot u zotuam se rruga jonë është e aleancave dhe institucioneve serioze, jo e izolimit

Presidentja e 6-të e Republikës së Kosovës, dhe kandidatja e LDK-së për mandatin e dytë të presidentes Vjosa Osmani, ka zhvilluar tubimin elektoral me qytetarët në Ferizaj, duke e cilësuar si një kënaqësi të veçantë praninë e saj në një qytet që për dekada me radhë ka qenë simbol i punës, sipërmarrjes, zhvillimit dhe tatimpaguesve më të mëdhenj të Kosovës. Sipas saj, ferizajasit janë njerëz që besojnë se e ardhmja ndërtohet me mund, me guxim dhe me përkushtim.

Osmani vuri në dukje se nga takimet anembanë vendit ka parë zhgënjimin e qytetarëve nga krizat e pafundme politike të krijuara për interesa të ngushta partiake, por shtoi se ky tubim jep mesazhin se njerëzit kanë shpresë për një kapitull të ri.

Për këtë kapitull, ajo theksoi se Kosovës i është ofruar një program i detajuar zhvillimor me ekspertë dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Në fjalën e saj, bartësja e listës së LDK-së, deklaroi se Kosova meriton më shumë dhe nuk guxon ta humbasë drejtimin strategjik, duke bërë një ndarje të prerë mes dy rrugëve që ka përpara vendi.

“Njëra rrugë është rruga e izolimit, e konflikteve të vazhdueshme, e krizave të pafundme dhe e bindjes së gabuar se Kosova mund të bëhet më e fortë duke u larguar nga miqtë dhe aleatët e saj. Rruga tjetër është ajo që e ndërtoi shtetin tonë, ajo që e udhëhoqi Presidenti historik Ibrahim Rugova, ajo që e bëri të mundur lirinë dhe pavarësinë tonë: rruga e institucioneve serioze, e aleancave strategjike, e partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës…”

Sipas Osmanit, Ferizaji e kupton më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e kësaj aleance, pasi siguria dhe stabiliteti nga prania amerikane kanë krijuar mundësi për investime dhe biznes.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika